Report TV - Basha: Qeveria antimafia do të garantojë reformën zgjedhore

2018-05-10 0

LEZHE - ?Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në Lezhë se vendi ndodhet në një udhëkryq vendimtar, ku shumica absolute e shqiptarëve të ndershëm po varfërohet dhe po humbet të drejtat nga sundimi i një pakice të kriminalizuar dhe të korruptuar.

Basha u shpreh se Shqipëria sot nuk ka një qeveri dhe kryeministër, por ka një bandë dhe kapobandë, që e ka kthyer vendin në zonë të lirë për krimin dhe po kap drejtësinë për të mos dhënë llogari para saj. "Akti antikushtetues i kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm është prova me e qartë" - tha Basha në aktivin e Lezhës.
?Efektin e parë të emërimit të Ramës kryeprokuror e patë me kthimin e pasaportës tek Saimir Tahiri. Ky është fillimi i një akti antikushtetues, i cili përqëndron pushtetin e drejtësisë në duart e personit që duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe i jep një goditje, ndoshta vdekjeprurëse, reformës në drejtësi?- theksoi Kryetari i PD-së.

?Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në Lezhë se vendi ndodhet në një udhëkryq vendimtar, ku shumica absolute e shqiptarëve të ndershëm po varfërohet dhe po humbet të drejtat nga sundimi i një pakice të kriminalizuar dhe të korruptuar. Basha u shpreh se Shqipëria sot nuk ka një qeveri dhe kryeministër, por ka një bandë dhe kapobandë, që e ka kthyer vendin në zonë të lirë për krimin dhe po kap drejtësinë për të mos dhënë llogari para saj. "Akti antikushtetues i kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm është prova me e qartë", - tha Basha në aktivin e Lezhës.