Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati Adriatik Lapaj i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila duke komentuar rastin e vdekjes së Florenc Beqirit në Francë, tha se ambasada e Shqipërisë në Paris nuk mund të jetë një strehë parazitësh ku marrin doktoraturën fëmijët e parisë së Tiranës.
Lapaj: Fatkeqësisht ne kemi një shtim të emigracionit vitet e fundit dhe kjo është e trishtë. Problemi i Florencit nuk është problemi i një djali që vdiq, ka shumë që vdesin. Problemi është se ka shumë dyshime për mënyrën se si vdiq.
Problemi jonë më i madh është se nuk morëm shërbim nga shteti. Ambasada jonë në Francë nuk mund të jetë një strehë parazitësh për të bërë doktoratura fëmijët e elitës së Tiranës. Kjo është e vërteta. Janë me dhjetëra fëmijë të intelektualëve të Tiranës kanë shkuar atje duke marrë një post.
Ambasadori jonë në Francë duhet të përgjigjet pse nuk shkoi për 120 orë ku vlonte rrjeti. Ata nuk bënë asnjë hap. Ditën e tetë të ngjarjes ku djali vdiq, presidenti kërkonte informacion nga ambasada franceze në Tiranë.
Ambasada nuk mund të jetë një recepsion ku organizon takimet e kryeministrit të radhës apo një vend që prenoton bileta avioni apo hotele për parinë e Tiranës. Duhet të jetë një vend ku shqiptarët të kenë një derë të hapur në Francë.
Babai për 48 orë me radhë thoshte se po më kërcënojnë që t'i heqin aparaturat se nuk kishte mundësi të paguante. Ministria jonë e Jashtme mbajti një deklaratë kortezie ku kishte ndryshuar vetëm emrin se përtojnë të ndryshojnë tekstin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/llapaj-ambasada-jone-ne-france-strehe-parazitesh-te-bere-doktoratura-femijet-e-elites