stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Më shumë se dy vjet më parë, banorët e Marinzës u tronditën nga shpërthimet e gazit dhe banesat e tyre u dëmtuan.Agron Prifti, është një nga ?viktimat? e këtyre shpërthimeve, që u detyrua të lerë banesën e dëmtuar, për të hyrë në një cadër, që i ofroi bashkia e Roskovecit.Pas një viti edhe cadra u dëmtua dhe Agroni u rikthye në atë, që kishte mbetur nga banesa e vjetër.Mëgjithëse u premtua dëmshpërblim, Agroni ende nuk ka marrë asnjë lek.Nënkryetari i bashkisë Isa Hoxha thotë, se ka shumë familje në këtë gjendje, por pritet përgjigje nga Enti Kombëtar i Banesave.Në një bisedë telefonike, Redi Kodra, nga Enti i Banesave thotë, se lista ka kaluar tek Emergjencat Civile dhe pritet VKM-ja e këshillit të ministrave për vendimin e dëmshpërblimit...!
Dëmtimet e shtëpive në Marinëz.
Bisedë telefonike me Entit Kombëtar të Banesave.
Redi Kodra - Alo!
Gazetari- Alo, përshëndetje! Si jeni ju? Unë jam Olsi Çala, gazetar në emisionin ?Stop?.
Redi Kodra - Po, urdhëro!
Gazetari- Të lutem, a mund të më presësh të bisedojmë dicka, sa i takon këtyre banesave të Marinzës?
Redi Kodra - Të lutem, ne jemi në procedim e sipër dhe pa dalë VKM-ja, nuk mundem dot t?ju pres. Duhet të kuproni, që është një proces në vazhdimësi dhe unë jam në përfundim të tyre. Ju lutem më lini pak kohë dhe unë mund t?ju përgjigjem me kënaqësi!
Gazetari- Të bëhej me dije procedura, që këtë sikur ma the, që është në proces dhe duhet të presim VKM-në. Jemi në kuadrin, që edhe ata të informohen, se në ç?pikë jemi.
Redi Kodra - Po të them pra, unë kam akoma grupin në terren, për pak ditë mbyll listat përfundimtare dhe kjo është procedura. Listat i kalojnë emergjencave civile dhe Emergjencat Civile bëjnë projekt-propozimet për në Këshill të Ministrave.