Report TV - Shqiptarët kursejnë në ushqim për shpenzime luksi

2018-05-10 0

Shqipëria bën pjesë tek vendet që kanë të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë, por kjo nuk i zbraps shqiptarët të shpenzojnë për artikujt e luksit. Festat e fundvitit janë një moment i artë për tregtarët, po për të blerë artikujt e kushtueshëm, shqiptarët kursejnë tek produktet ushqimore.
?I kursejnë njerëzit për vitin e ri, jo tapete jo rrugica, çmimet janë të arsyeshme por blerjet kanë rënë?, shprehet tregtarja.

Dhuratat simbolike mes familjarësh e të afërmish nuk do të mungojnë as këtë fundvit. Po ccfarë kanë menduar shqiptarët të dhurojnë më së shumti?

Në krye të listës qëndrojnë dhuratat e personalizuara, duke nisur nga argjentaritë apo celularët me kërkesë që mbetet gjithmonë në rritje.

?Me këtë krizë që është, shqiptarët blejnë produkte luksi dhe ka më shumë fluks për Vit të Ri. Vijnë emigrantët blejnë argjend e flori për fejesa e martesa. Përsa i përket telefonave janë moshat 16-24 vjeç që i preferojnë për festa dhe janë prindërit ata që paguajnë?, tregojnë tregtarët.

Free Traffic Exchange