Ora News- Shtyhet vendimi për Velierën, ekspertët: Projekti fillestar cënon trashëgiminë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre ekspertë të pavarur, arkeologë të angazhuar nga prokuroria prezantuan para gjykatës Administrative të Durrësit raportin e shumëpritur për projektin Veliera.

Përpara trupit gjykues, dhë në prani të përfaqësuesve të shoqërisë civile, ekspertët që kanë në dorë fatin e Velierës, thanë se projekti fillestar e cënon trashëgiminë kulturore të Durrësit.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile e ndoqën për dy orë prezantimin, por në fund kërkuan më shumë kohë për tu njohur me ekspertizën dhe më pas do të paraqesin qëndrimet.

Në këto kushte, vendimi u shty për të 9 herë radhazi dhe seanca e radhës u caktua më datë 9 janar.

Punimet për projektin tashmë të famshëm që ka gjetur mbështetës por edhe kundërshtar nisën rreth 13 muaj më parë në lulishen para drejtorisë së Portit dhe Torrës Veneciane

Reagimet kundër u finalizuan me një padi të shoqërisë civile pasi punimet nxorën në dritë objekte arkeologjike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shtyhet-vendimi-velieren-ekspertet-projekti-fillestar-cenon-trashegimine