Ora News- ARMO abuzime prej vitesh, Inspektoriati i Punës e ka gjobitur dy herë me vlerë 33 mln lekë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Abuzimet dhe shkeljet e kompanisë ARMO kundrejt sigurisë në punë dhe marrëdhënieve me punonjësit vijojnë që prej disa vitesh. Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bën me dije se aktualisht kompania IRTC që ka në menaxhim asetet e ARMO-s po inspektohet për aksidentin e ndodhur së fundmi në punë dhe njëkohësisht po trajtohet edhe situata aktuale e marrëdhënieve të punës me punonjësit të cilët kanë paga të prapambetura dhe sigurime të papaguara.ARMO është gjobitur dy herë për kushtet e sigurisë në punë me vlerë 33 milionë lekë.

Kompania e cila ka në administrin rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh dhe Fier nuk është e panjohur për institucionet shtetërore

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bën me dije se aktualisht Kompania IRTC e cila ka menaxhim asetet e kësaj kompanie është vendosur nën inspektim për aksidentin e ndodhur rreth 20 ditë më parë në repartin e KOKS ku mbeti i plagosur një punonjës si dhe po trajtohet edhe situata aktuale e marrëdhënieve të punës .

Ndërkohë pas inspektimeve të zhvilluara në janar të këtij institucioni ndaj kompanisë është vendosur masë administrative "paralajmërim për çështje të sigurisë dhe shëndetit në punë".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/armo-abuzime-prej-vitesh