Ora News- KLSH kërkon anulimin e fituesit të Spitallës

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
KLSH kërkon anulimin e menjëhershëm të shpalljes së fituesit në procedurën e konkurrimit të zhvilluar nga MZHETTS për zhvillimin e zonës ekonomike në Spitallë, Durrës.

Pas auditimit të kryer, KLSH thotë se ka konstatuar sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi.

"Nga auditimi i përgatitjes së procedurës si dhe vlerësimit të metodologjisë së shpalljes së fituesit, për zhvillimin e ZTZHE rezultoi që nga verifikimi i kryer në dosjen e kësaj procedure u konstatuan se vlerësimet individuale, të kryera nga specialistët e fushës për kriteret respektive, nuk janë marrë në konsideratë nga KVO, duke ndryshuar padrejtësisht edhe rezultatin përfundimtar të operatorëve ekonomikë konkurrues. KLSH ka rekomanduar marrjen e masave për anulimin e shpalljes fitues të bashkimit të operatorëve ekonomikë ?Ofertuesi 2?, pasi nga auditimi ka rezultuar që si fitues duhet të ishte shpallur operatori tjetër ekonomik ?Ofertuesi 1? në ofertën e të cilit parashikohej një investim prej 54 milionë euro dhe punësimi i 9,500 punonjësve më tepër se bashkimi i operatorëve i klasifikuar në mënyrë të padrejtë në vend të parë".

Për këtë arsye, ka kallëzuar në Prokurori anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe kërkon hetimin të mëtejshëm ndaj drejtuesve përgjegjës të niveleve më të larta të administratës.

"Për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mësipërme, të kryera në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore e nënligjore KLSH ka ngarkuar me përgjegjësi anëtarët e KVO-së të përbërë nga A.B., M.S., S.K., G.V., Eg.Os. dhe O.S., duke kërkuar njëkohësisht që hetimet nga ana e organit të Prokurorisë të orientoheshin edhe drejt zyrtarë të tjerë, deri në nivelet më të larta të administratës shtetërore, ndaj të cilëve shkon përgjegjësia për monitorimin, mbikëqyrjes dhe aprovimin e ligjshmërisë së veprimeve të strukturave dhe komisioneve përkatëse për zbatimin e kësaj procedure".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klsh-kerkon-anulimin-e-fituesit-te-spitalles