Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 6 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të ofertave në tenderin e zonës së lirë ekonomike Spitallës. KLSH kërkon edhe nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë në nivelet më të larta të administratës shtetërore të cilët kanë përgjegjësi për monitorimin, mbikëqyrjen dhe aprovimin e ligjshmërisë të vendimeve që ka marrrë komisioni për këtë procedurë. Po ashtu institucioni që auditon institucionet shtetërore shprehet që të anulohet fituesi.
Në muajin Qershor fituese për zonën e lirë ekonomike të Spitallës në Durrës u shpall bashkimi i katër kompanive Pelikani, vëllezërit Hysa dhe ?Best Construcsion?, ndërsa u skualifikua ofertuesi Edil Al.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se pikët e fituesit të shpallur sipas procedurës së këtij tenderi ishin 9.48 më të ulta se të kompanisë tjetër, ndërsa komisioni ka vlerësuarme më shumë pikë firmën e gabuar. Dallimet janë gjetur pasi kriteret për zhvillimin e zonave të lira ekonomike përcaktojnë si prioritar vlerën e investimit, numrin e punonjësve dhe mbrojtjen e mjedisit. Në të gjitha këto pika, oferta fituese ishte më e ulët se ajo e skualifikuara thotë KLSH.
Zona ekonomike me 101 hektarë është dhënë nga ish Ministria e Ekonomisë për 90 vite për një kompani e cila përfiton nga ligji status favorizues në uljen e disa taksave dhe përshpejtimin e procedurave.