Ora News- Ndërrimi i viteve, policia rrugore porosit: Po pitë alkool, përdorni transportin publik

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia rrugore do të shtojë masat e kontrollit gjatë ditëve të fundit të vitit. Drejtori i policisë rrugore Erion Ahmeti theksoi se në fokus të kontrolleve do të jenë drejtuesit që kanë konsumuar alkool. Plani i masave është për të shmangur aksidentet.

Ahmeti: "Policia rrugore gjatë gjithë festës së ndërrimit të viteve do të jetë prezent në akset rrugore.Ata drejhtues mjetesh që do kapen nën efektin e alkoolit nuk do të tolerohen".

Duke uruar festat e fundvitit, Ahmeti ftoi qytetarët që të përdorin mjetet publike për të lëvizur.

Ahmeti: "Ju lutem, konsumoni alkool por mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit. Përdorni shërbimin publik për të shkuar në destinacionet tuaja".

Drejtori i policisë rrugore u shpreh se në planin e masave parashikohet dhe garantimi i qarkullimit.



Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nderrimi-i-viteve-policia-rrugore-porosit-po-pite-alkool-perdorni-transportin-publik