http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje grua rreth te 40-ve është aksidentuar ketë te mërkure tek zona e Misto Mames ne kryeqytet.
Ajo ishte duke kaluar rrugën, teksa nje makine tip benz e ka goditur, duke i shkaktuar plage te renda.
Sipas dëshmitareve, makina po lëvizte me shpejtësi te madhe. Gruaja është transportuar menjëherë ne spital, ku ndodhet ne gjendje kritike për jetën. Policia shoqëroi shoferin e mjetit ne komisariat duke marrë dhe dëshminë e tij.
Kjo rruge nuk ka vija te bardha apo mbikalime që mund t?u shërbejnë këmbësoreve ndaj është bere shpesh burim aksidentesh.
Rasti i Misto Mames është aksidenti i dyte që ndodh brenda 24 orëve ne Tirane.
Dje ne mëngjes ne ketë vend pranë stacionit te Trenit, një qytetar u godit nga një motor policie. Sot, po aty njerëzit kalojnë duke mos respektuar asnjë rregull.
Vete qytetaret shprehen se i dine funksionet e vijave te bardha, por prapë nuk i respektojnë, sepse sipas tyre, te kalosh tek vijat e bardha është humbje kohe dhe vonese.
Gjate periudhës janar korrik, te këtij viti, si pasoje e ecjes pakujdes ne rruge te këmbësoreve, janë shkaktuar gjithsej 217 aksidente rrugore, ku 23 kane qene me pasoje vdekjen.