Report TV - Arkivi i Shtetit nis bashkëpunimin me Shkupin e Kosovën

2018-05-10 6

Dokumentet historike dhe arkivat e Shkupit, një qendër e hershme iliro ?shqiptare, kanë qenë një pjesë e historisë së munguar. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, ka vendosur ta plotësojë këtë boshllëk të madh me rastin e Vitit të Skënderbeut.

Ky vit në Arkivin e Shtetit në Tiranë është projektuar që të manifestohet edhe me prurjet arkivore nga trevat shqiptare jashtë kufijve.

?Ne po konkretizojmë një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet institucioneve të ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe sidomos dokumentare nga të gjitha trevat ndërkombëtare. Do të botojmë pas 5 vitesh mungesë revistën ?Arkivi shqiptar? që ridel si një botim i përbashkët i institucionit të Arkivave, i Agjensisë së Arkivave të Kosovës dhe nga viti i ardhshëm edhe i arkivave të shqiptarëve në Maqedoni, për të arritur një sinergji të plotë të përpjekjes sonë për të rivitalizuar identitetin kombëtar?, u shpreh Ardit Bido.

Free Traffic Exchange