Report TV - Veliaj: Investimet shmangën përmbytjet në zonën e Bregut të Lumit

2018-05-10 0

Ajo që deri para dy vitesh dukej e pamundur, sot është realitet. Projekti për rehabilitimin e Bregut të Lumit është drejt fundit, ndërsa qytetarët e zonës i kanë shpëtuar përmbytjeve që pësonin thuajse pas çdo shiu. Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjatësinë prej 8 kilometrash të Lumit të Tiranës, ndërsa ka nisur edhe gjelbërimin dhe pyllëzimin e sipërfaqes anësore të tij.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e realizuara deri më tani dhe mori pjesë në aksionin e mbjelljes së pemëve dhe shkurreve, si pjesë edhe e projektit të Pyllit Orbital.
Veliaj u shpreh i kënaqur për ecurinë e punimeve dhe shtoi se falë këtij projekti, Bregu i Lumit nuk konsiderohet më një zonë e degraduar dhe e pistë, që përmbytej çdo vit. ?Jo vetëm që s?patëm përmbytje në zonën e Bregut të Lumit, jo vetëm që uji nuk kaloi as brezin e parë të mbrojtjes, por jemi sot në një situatë ku po bëjmë diçka që para dy vitesh konsiderohej luks. Të ndërtonim një park buzë lumit, të mbillnim 4000 pemë, 40 mijë shkurre dekorative, të bënim pistat e vrapit te Bregu i Lumit. Për të gjitha këto, dy vite më parë dikush do na quante të çmendur. Por, me sa duket çmenduria ose mrekullia ndodhi; sot jo vetëm kemi përfunduar sistemimin e lumit, lumi është në shtrat, kanalet e ujërave të zeza shkojnë në kolektorë dhe nuk hidhen më në lumë?, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Free Traffic Exchange