Kush vjen per dreke/ Cfare nuk dinit per Enkel Demin (27.12.17)

2018-05-10 0

Ai është një nga gazetarët më të drejtpërdrejtë përsa i përket ngjarjeve të aktualitetit. Enkel Demi me një karrierë të gjatë në gazetari ka prekur nga afër zhanre të ndryshme të saj, por dashuria më e madhe për të është radio dhe nhuk është ndarë asnjë moment prej saj. Kush e njeh Enkel Demin, di mirë se ai është shumë korrekt dhe në një takim është 10 minuta para. Figura e Enkel Demit është e lidhur me televizionin, por kjo nuk e ka penguar atë të eksperimentojë si Dj, ai është i pari që nisi trendin e të bërit Dj në klabe. Gazetari është një nga ata persona që përpiqet të mos mungojë në çdo shfaqje teatrale edhe kur bileta nuk rezervon një vend të reahatshëm. Enkelo Demi ka një vullnet për tu patur zili, ai gjen gjitmonë forcë për ti thënë mjaft diçkaje me të cilën e ka tepruar. Kështu ka ndodhur edhe me alkoolin, ai nuk pi as edhe një gllënkë nga pija e tij e preferuar, konjaku. Çdo ditë e tij është e ngarkuar por çdo ditë të dielë do ta gjejmë atë në kishë duke u lutur. Përveçse një bashkëshort i sukseshëm ai është edhe bashkëshort i politikanes Mesila Doda.

Free Traffic Exchange