Ora News- Opozita e bashkuar kalon buxhetin e Shkodrës por skeptik për investimet

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilltarët e PD dhe LSI u bënë bashkë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës për të miratuar buxhetin e vitit 2018 për Bashkinë e drejtuar nga demokratja Voltana Ademi. Socialistët votuan kundër draftit. Mbledhja maratonë u shoqërua me debate mbi realizimin e investimeve dhe financimin e Klubit Vllaznia deri në privatizim.

PD dhe LSI arrijnë maxhorancën në Këshillin Bashkiak të Shkodrës duke miratuar buxhetin e vitit 2018, përballë votës kundër të këshilltarëve socialistë.

Mbledhja maratonë që zgjati 6 orë i ndezi dritën jeshile zbatimit të projektit prej 2 miliardë e 700 milionë lekësh të Bashkisë së drejtuar nga demokratja Voltana Ademi.

Pikë e fortë e debateve ishte realizimi i ulët i investimeve përgjatë vitit 2017, që preku nivelin 41 %.

Këshilltarët bashkiakë si të PS dhe të LSI ishin kritik për punën e Bashkisë dhe u treguan skeptikë për synimet e buxhetit të ri.

Debate në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër pati në veçanti për financimin prej 550 milionë lekë që janë planifikuar për klubin e futbollit Vllaznia.

Por Bashkia është e vendosur ta financojë skuadrën deri në prill të 2018-ës, kohë kur parashikon të nisë proçedurën e privatizimit.


Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/opozita-e-bashkuar-kalon-buxhetin-e-shkodres-por-skeptik-investimet