TIRANE - Report TV siguron vendimet e Prokurorisë për dy deputetët, për të cilët, përmes një kërkesë drejtuar KQZ-së, kërkon heqjen e mandatit. Sipas vendimeve të siguruara nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në kërkesën e Prokurorisë thuhet se Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica rezultojnë të ndaluar në Itali për vjedhje.
Si deputeti i PDIU ashtu edhe ai i LSI rezultojnë me emra të rremë të ndaluar nga drejtësia Italiane, ndërsa zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj. Ai ka konsumuar veprën penal të vjedhjes më 03.11.1998. Ky ndalin nga autoritetet italiane nuk rezulton në formularin e vetëdeklarimit të Rakipit.