Report TV - Mungesa e pagave dhe siguracioneve, naftëtarët e Fierit nisen në këmbë drejt Tiranës

2018-05-10 0

Punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë nisur në këmbë drejt Tiranës, pas protestës së zhvilluar prej disa orëve sot para Prefekturës. Naftëtarët janë hedhur në protestë prej disa ditësh, pasi kërkojnë pagat e tyre të dy muajve të fundit, si dhe siguracionet e 12 muajve. Ata kanë 'kërcënuar' se nuk do të kthehen pas pa marrë pagat e tyre.Protestuesit nisen në këmbë drejt Tiranës, ja tri kërkesat e tyre
Kanë qenë pikërisht rrogat e prapambetura, siguracionet dhe fillimi i punës në uzinë tri kërkesat kryesore të punëtorëve, që kanë revoltuar naftëtarët të përshkallëzojnë protestën, duke u nisur drejt kryeqytetit. Gjatë orëve të paradites së sotme, punëtorët u mblodhën para Prefekturës, ku kërkonin takim me prefektin për të zgjidhur problemet e tyre.(b.h/Shqiptarja.com )