Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Autoq" />
Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Autoq"/>

Ora News- Thoma Dhima në "360 Gradë": Mbyllja e kishës në Përmet, gabim i priftit

2018-05-10 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,Thoma Dhima, deklaroi në emisionin "360 Gradë" të Artur Zhejit se mbyllja e kishës në Përmet dhe mos mbajtja e përshpirtjes për At Stathi Melanin mund të ishte një gabim i priftit.

Zheji: Me datën 24, ditë e dielë ishte 100 vjetori i vrasjes së At Stathi Melanit, familjarët shkuan në Përmet për të meshuar tek kisha e Përmetit, për të përkujtuar figurën e këtij prifti që e konsiderojnë martir. Pse ishte mbyllur kisha me zinxhirë?

Thoma Dhima: Ju thoni familjarët, unë di që në Tiranë në një kishë të afërmit e tij se nuk ka familjarë, bënë një shërbesë.Nuk është se nuk është bërë shërbesë kur është kërkuar. Kthehemi tek kisha e Përmetit, familjarët që kanë kërkuar shërbesën të cilët pothuajse nuk ka fare ortodoksë, po nuk ka rëndësi.Kishin bërë një kërkesë në shtator të cilën nuk e bënë. Lanë përsëri për në nëntor, prifti atje, se kisha tjetër ishte hapur edhe qirinjtë i morën atje, por u kërkua patjetër të bëhej në atë kishë.Prifti ishte në një shërbesë, se ka vdekur Epitropi i asaj kishe që kishte qenë 20 e ca vjet. Nga ana e rëndësisë dhe veprimit, ai ka bërë gabim. Duhet të gjente një ekuilibër mes dy shërbesave. Por ajo kishë nuk kishte meshë atë ditë, se ishte hapur kisha tjetër për të meshuar.Ky prift kishte vajtur të bënte një shërbesë.Kisha ishte thjesht e mbyllur, ishte hapur kisha tjetër ku meshohej.

Zheji: Na ka ardhur një mesazh nga Zana Karafili, stërmbesa e At Stathi Melanit dhe shkruan: Bisedën me priftin në Përmet At Thanas Qerimi e kam bërë unë me bashkëshortin që në muajin gusht, ra dakord me ne për të bërë meshën me 24 dhjetor.Nuk është e vërtetë, por në shtator nuk kishim asnjë arsye ta kërkonim meshën kur kishim 100 vjetorin e vrasjes dhe masakrimit me 24 dhjetor. Për ta rikujtuar për sa kishim biseduar e morëm në celular me datën 20 dhjetor dhe jo në 22 dhjetor dhe na tha që unë nuk e hap kishën. Atëherë ne i thamë që do ja bëjmë vetë në oborrin e kishës. Prandaj ai e mbylli me zinxhir dhe dryna, që në gusht e kemi porositur dhe hotelin për 23 dhjetor.

Por studiuesi Ardit Bido vuri në dukje se me gjithë premtimin për një kryepeshkop shqiptar, konflikti i hershëm mes një kishe që duhet tu shërbejë besimtarëve shqiptarë dhe pritshmërive nga Greqia prite të vazhdojë.

Bido tha se faji edhe për incidentin e fundit ishte i Mitropolitit të Gjirokastrës, ndërsa theksoi se kishte një rrezik që edhe Mitropoliti i ri i Korçës të vinte nga Greqia.

Ilir Kulla vuri në dukje se Janullatos kishte premtuar se pasardhësi i tij do ishte shqiptar.

Në emisionin "360 Gradë", paneli i të ftuarve, gazetari Blendi Fevziu, studiuesi Ardit Bido, ish kreun e komitetit të kulteve Ilir Kulla, politikani i ri Gentian Gaba dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Thoma Dhima dhe Miron Çako diskutuan sesi do të ndikojë dhënia e shtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Anastas Janullatos, tek raportet që Kisha Ortodokse në këto 27 vjet ka krijuar me shq...