EKSKLUZIVE Ora News - Vëllai i Klement Balilit: Investimi në Santa Quaranta, 2 mln euro

2018-05-10 48

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vëllai i Klement Balilit, Bashkimi Balili ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Ora News të gjitha fitimet nga bizneset e tij dhe kreditë e marra për të ndërtuar kompleksin Santa Quaranta.

Bashkim Balili thotë se investimi në Santa Quaranta është rreth 2 mln euro, dhe paratë për këto investime janë nga shitja e apartamenteve dhe nga dy kredi të marra njëra 800 mijë euro dhe tjetra 500 mijë euro.

Bashkim Balili: Në vitin 1991 kam regjistruar pronë. Nga 2001-2008 mundësitë e mia për të investuar te Santa Quaranta ishin shumë të pakta. Me të ardhurat e firmës që janë të konsiderueshme fillova të kërkoja interes te puna, të zgjeroja aktivitetin ku të isha i besueshëm dhe ti drejtohesha bankave për të marrë një kredi sic bëra.

Në 2008 i janë drejtuar Bankës Popullore dhe kam marrë 800 mijë euro kredi në 2011. Në 2012 sipërfaqet e truallit të Santa Quarantës ishte 30 mijë metra katërore.

Për interesa të investimit bëra ndarjen në 3 parcela. Në një parcelë 5 mijë metra, në një parcelë 12 që është vetë objekti dhe parcela tjetër 13 mijë metra. Te parcela që është prej 5 mijë metrash kam dhënë me kontratë porosie 2 mijë metra katëror shoqërisë Daet SHPK tek e cila kam marrë 35% të ndërtimit. Daet SHPK është një kompani serioze. Ju vë në dispozicion kontratat e bankave, kontratën me Deat SHPK ku kam përfituar 35% të ndërtimit që është e barabartë me 32 apartamente dhe një njësi tregtar që është lokal në kat të parë. Nuk kam shpenzuar as cerekun e lekut nga këto pasuri që i kam përfituar. Por përkundrazi kam fituar lekë.

Në vitin 2013 fillova shitjen e apartamenteve. Vlera e marrë nga apartamentet deri në momentet që po flasim bashkë është 1 milion e 100 mijë euro trransaksione bankare nga 16 apartamente të shitura. Në 2015 kam marrë një kredi tjetër 500 mijë euro, që venë 1 mln e 300 mijë euro tek kjo bankë dhe një 1 mln e 100 mijë për 16 apartamente që janë shitur me hipotekë dhe 3 janë me kontratë porosie, të cilët kanë sjellë një pjesë te lekëve dhe nuk kanë marrë hipotekën sepse nuk kanë bërë likujdimin total në bazë të marrëveshjes me qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vellai-i-klement-balilit-investimi-ne-santa-quaranta-2-mln-euro

Free Traffic Exchange