Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati dhe partneri i studios ligjore greke që ndjek çështjen e Klemend Balilit në Shqipëri Theodhori Sollaku tha se Prokuroria shqiptare nuk ka prova, madje sipas tij edhe provat nga drejtësia greke janë të dyshimta.
Në një intervistë për Ora News, Sollaku tha se për këtë çështje jemi në kushtet e Stand-By, pasi nga korrespodencat e pakta me autoritet greke nuk ka asnjë përgjigje.
Sollaku përmendi gjithashtu përmendi rastin e heqjes së licensave të kompanive që Balili drejton, duke e gjykuar si vendim jo të drejtë pasi nuk është dhënë nga Gjykata apo Prokuroria.
Intervista me Theodhori Sollakun
Pyetje: Përse ka kaq shumë mister mbi këtë çështje? Cilat janë akuzat që rëndojnë mbi Klement Balilin? Ende nuk janë të njohura pas dy vitesh?
Sollaku: Unë nuk kam çfarë të them më shumë se çfarë tha avokati grek, po i njohur për çështjet penale në Athinë, por edhe në gjithë Greqinë kur ende autoritetet greke që janë iniciatorë të nisjes së këtij procedimi, akoma nuk kanë konkluduar, nuk bëhet fjalë për autoritetet shqiptare të cilat nuk kanë asnjë të dhënë më shumë se ç'kanë autoritetet greke. Edhe ato nuk i kanë të gjithë. Me të drejtë ka një bllokim komunikimi midis autoriteteve shqiptare dhe atyre greke sepse grekët e dinë fare mirë parimin: "Mos gjykimi apo dënimi dy herë për të njëjtën çështje". Në rastin konkret duke patur parasysh që si Greqia dhe Shqipëria procedojnë për të njëjtin fakt, kjo është e ndaluar për konventat bazë të Këshillit të Europës ku Greqia dhe Shqipëria janë pjesëmarrëse në to. Kam fjalën këtu për Konventën për Transferimin e Procedimeve dhe për Njohjen e Vendimeve Penale të Huaja. Çfarë do të ndodhte? Kush ishte rruga e pastër ligjore në këtë rast? Pa paragjykuar është fajtor apo jo Klement Balili, i cili procedohet nga autoritetet greke, autoritetet shqiptare nuk kishin bazë ligjore për të regjistruar procedim dhe më tej të nxirrnin urdhër-arresti dhe të merrnin masa të tilla siç i përmendi Bashkim Balili që lidhen me pasurinë. Nëse autoritetet greke do hiqnin dorë nga procedimi i Klement Balili në Greqi, atëherë autoritetet shqiptare do bëheshin kompetente, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Rregulli i dytë, nisur nga parimi që asnjë kriminel nuk duhet të rrijë pa u ndëshkuar, nëse nuk bëhet transferimi i procedimit, atëherë rruga e dytë është njohja e vendimeve penale. Duhet pritur derisa autoritetet greke të deklaronin me vendim të formës së prerë, fajtor Klement Balilin dhe pastaj autoritetet shqiptare të mund të procedonin më tej.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sollaku-prokuroria-shqiptare-ska-prova-klement-balilin-edhe-greqia-i-ka-te-dyshimta