Report TV - Vota në OKB, Presidenca zbulon detaje të reja

2018-05-10 0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar edhe një herë lidhur me qëndrimin e institucionit për votën e Shqipërinë në OKB. Presidenca ka bërë të ditura prapaskenat dhe komunikimin me Ministrinë e Jashtme për votën që do të jepte Shqipëria në OKB për shpalljen e Jeruzalemit kryeqyteti i Izraelit. Presidenca ka ritheksuar edhe një herë tjetër, se ?nuk ka patur asnjë informim dhe konsultim paraprak nga ministria e drejtuar prej Ditmir Bushatit, në drejtim të kabinetit të Presidentit të Republikës për votimin në OKB?.
Për herë të parë, disa ditë pas votimit në OKB institucioni i Presidencën sjell detaje të reja për disa komunikime mes dy institucioneve se si do të votonte Shqipëria në OKB. Presidenca thotë se: ?Vetëm disa minuta para votimit, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, z.Arben Cici i ka telefonuar me iniciativën e tij për shkak të sensibilitetit të çështjes, Drejtorit të Përgjithshëm Politik në MEPJ, z.Ferit Hoxha për t?u njohur me vendimin për mënyrën e votimit të Shqipërisë në OKB, nga i cili ka marrë përgjigje që: ?Nuk ka ende një vendim por po vazhdojmë konsultimet?, por jo me kabinetin e Presidentit.

Free Traffic Exchange