Ora News - Prokuroria: T'i hiqet mandati deputetëve Rakipi dhe Rehovica

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e mandatit për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar KQZ-së, drejtoresha sektorit të dekriminalizimit Rovena Gashi, njëherësh edhe drejtuese e sektorit të marrdhënieve me jashtë në prokurori, ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetët që sipas saj, preken nga ligji i dekriminalizimit.

Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se letrën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prokuroria kërkon mandatin e deputetit të LSI Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi, të cilët janë hetuar prej disa muajsh.

Prokuroria bën me dije se verifikimet për deputetin e LSI Gledion Rehovica kanë nxjerrë në pah faktin se ai nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër.

Ndërsa për deputetin e PDIU Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali. Prokuroria i ka marrë atij edhe gjurmët e gishtave dhe për këtë çështje ka dërguar edhe letërporosi për sqarime shtesë në rrugë zyrtare nga pala italiane.

Burime të prokurorisë kanë pohuar se krahasimi i gjurmëve të gishtave të deputetëve me bazën e shenjave të gishtave të INTERPOL ka zbuluar se ata kanë pasur precedent dhe identitete të tjera në Itali.

I pyetur nga Ora News Rakipi mohon të ketë qenë i dënuar në Itali, teksa shprehet se dhe lajmin për heqjen e mandatit e ka marrë nga media.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokuroria-kerkon-heqjen-e-mandatit-dy-deputet

Free Traffic Exchange