Me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Cirkut të Tiranës, atmosfera festive përfshiu sot të gjitha pavionet e Pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, ku akrobatët e Cirkut të Tiranës dhanë shfaqje për fëmijët e sëmurë si dhe u shpërndanë dhurata për 120 fëmijë në të gjitha pavionet e Pediatrisë së Specialiteteve.
Shfaqjet e artistëve të Cirkut nisën nga pavioni i Onko-Hematologjisë, ku aktualisht janë 15 fëmijë me sëmundje të rënda.
?Atmosfera festive nuk mund të kuptohet pa gëzimin e fëmijëve, ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë gjithë kësaj periudhe është pranë atyre që janë më të dobët dhe që kanë më shumë nevojë, siç janë fëmijët e sëmurë këtu në repartin e Onko-Hematologjisë në Pediatrinë e QSUT-së. Këta fëmijë do duhej të ishin padyshim pranë të afërmeve të tyre, me shokët e tyre, në shtëpitë e tyre, në këtë periudhë festive, por në pamundësi, ne, së bashku me Cirkun e Tiranës, që gjej rastin ta falenderoj, duam që t?ua sjellim festën sa më pranë, që edhe ata të mos jenë të përjashtuar nga gjithë kjo atmosferë festive?, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu.