http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria kërkon heqjen e mandatit për deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së Gledion Rahovica. Kërkesa është firmosur nga shefja e sektorit te dekriminalizimit Rovena Gashi dhe është dorëzuar këtë te marte ne komisionin qendror te zgjedhjeve.
Dyshohet se deputetet kane gënjyer për te kaluarën ne formularin e dekriminalizimit ne lidhje me problemet qe kane pasur ne te shkuarën me drejtësinë.
Për deputetin e Elbasanit organi akuzës dyshon se Aqif Rakipi ka pasur probleme me drejtësinë në Itali. Hetimet ndaj tij kanë nisur rreth 6 muaj më parë. I kontaktuar nga Vizion Plus, Rakipi tha se nuk ishte arrestuar asnjëherë dhe se nuk kishte dijeni për pretendimet e Prokurorisë.
Ndërsa për deputetin e LSI-së në Berat Gledian Rahovica, organi i akuzës pretendon se ai është arrestuar për vjedhje, por ka përdorur emra te tjerë te padeklaruar .
Pas kërkesës se prokurorisë, pritet vendimi qe do te marre KQZ ne lidhje me dy deputetet. Ndërkohë qe me herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrezuar kërkesën e organit te akuzës për ti hequr mandatin kryebashkiakut te Tepelenës, Termet Peci dhe atij te Mallakastrës Agron Kapllanaj.