Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov mban fjalimin e fundvitit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Gjorge Ivanov, në fjalimin e fundivitit para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e tij se projektligji për gjuhën shqipe, kërcënon karakterin unitar dhe Kushtetutën Maqedonase.



?Me këtë ligj po vihen në pikëpyetje interesat e Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Ligji është represiv. Ata që pohojnë se ky Ligj është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, do t?i pyes me cilën kushtetutë dhe cilat ligje? Pas konsultimeve me ekspert mund të pohoj se Ligji për gjuhët, nuk është kërcënim për gjuhën maqedonase por për unitaritetin e shtetit?.



Ivanov kritikoi ashpër edhe fqinjët. Ai akuzoi Tiranën zyrtare për ndërhyrje në punët e Brendshme të Maqedonisë, si dhe Prishtinën për ndarjen e ndihmave financiare për anëtarët e grupit të Kumanovës.



?Platforma e Tiranës e cila ishte përzierja populiste në punët e brendshme të Maqedonisë. Qeveria e Kosovës, nga ana tjetër, vendosi të ndajë ndihma financiare për aktorët e angazhuar në dhunën dhe aktet terroriste në Goshincë dhe Kumanovë. Zgjidhja për dallimin rreth emrit me Greqinë duhet të kërkohet vetëm në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ku jemi të barabartë. Një zgjidhje e pranueshme duhet ta respektojë identitetin tonë kombëtar.?



Presidenti Maqedonas foli edhe për krizën e VMRO-së, deputetët e së cilës akuzohen si shkaktarë të dhunës së 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë.

Free Traffic Exchange