Gjykata vendos t’i rikthejë pasaportën Saimir Tahirit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-ministri i brendshëm fitoi betejën e pare me drejtësinë. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë dhe i riktheu pasaportën e kartën e identitetit të bllokuara prej dy javësh.



Pas këtij vendimi Saimir Tahiri mund të lëvizë lirshëm jashtë vendit ndërsa për avokatin e tij Maks Haxhia provat e reja të paraqitura në seancë sollën dhe prishjen e vendimit të shkallës së parë.



Por ndryshe ndodhi për Biznesmenin Orest Sota të cilit e njëjta gjykatë i refuzoi ndryshimin e masës së sigurimit arrest me burg. Ndonëse 25-vjeçari ofroi garanci pasurore për hetim në gjendje të lirë gjykata nuk ndryshoi masën e arrestit. Avokati i Orest Sotës akuzoi Prokurorinë e Gjykatën se po mbajnë peng klientin e tij.



Dosja Sota e fundit mes Tahirit e Habilajve është përfshirë ne një te vetme ne atë qe Prokuroria e konsideron si grupin e strukturuar kriminal ne trafikun e kanabisit. Për organin e akuzës edhe 863 mijë eurot e gjetura ne makinën e biznesmenit 25-vjeçar janë të ish-ministrit të brendshëm, para te përfituara nga aktiviteti kriminal.

Free Traffic Exchange