I ftuar në Report Tv, ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Ismail Elezi është shprehur se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është duke bërë show dhe se krimi nuk luftohet me deklarata.
"Më dhemb zemra kur dëgjoj këto gjëra për Elbasanin pasi kam qenë drejtues Policie atje dhe se banorët kanë kulturë dhe respekt për uniformën e Policit?, u shpreh Elezi.
"Është sho ajo që ministri shkon në Elbasan dhe bën këto deklarata. Jam kundër këtyre deklaratave dhe i bëj thirrje ministrit që mos të merret me deklarata sepse dëmtojnë punën e policisë?, thekson Elezi.
Ismail Elezi është shprehur se në 3 vite në Elbasan kanë ndodhur mbi 20 ngjarje të rënda të cilat nuk janë zbardhur dhe puna e policisë ka dështuar.