Pamjet e grabitjes se nje marketi ne Sarande

2018-05-10 12

Ky është momenti kur Ardit Shehu, një 34-vjeçar nga Tirana thyen derën e një marketi në Sarandë. Sëbashku me një tjetër person, i cili bën roje, ai futet në market dhe më pas largohet me shpejtësi. Por për fatin e tij të keq, këtë herë ai pikaset nga policia.

Pamjet u publikuan nga Policia e Shtetit, e cila njoftoi këtë të martë arrestimin e Shehut dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij."Gjatë natës sëbashku me një person tjetër kanë thyer xhamat e dyerve të disa marketeve të ndryshme në lagjen ''Nr.3'', me qëllim vjedhjen e tyre. Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona, të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volkswagen. Patrulla e Policisë është vënë në ndjekje të tyre. Në rrugën ''Abedin Dine'', në lagjen ''Nr.2'', Sarandë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit, si dhe kapjen e arrestimin e njërit prej tyre konkretisht Ardit Shehu, ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira", sqaron policia.

Dyshja dyshohet se qëndron pas disa grabitjeve të marketeve të ndryshme në qytetin bregdetar, për të cilat policia thotë se po punon për dokumentimin ligjor. Gjithashtu, autoritetet po punojnë për të identifikuar dhe kapur bashkëpunëtorin e Shehut.

34-vjeçari rezulton se identifikohet edhe me dy emra të tjerë, Klejdi Nelku dhe Jeton Nelku./tvklan.al