Këshilli Bashkiak i Elbasanit si rrallë herë është bërë bashkë unanimisht duke votuar buxhetin e bashkisë për vitin 2018. E ndërsa mbledhja e parë ishte shtyrë, pasi opozita kërkoi më shumë kohë, në mbledhjen e dytë që u zhvillua sot, PD dhe LSI bashkuan votat me PS duke miratuar buxhetin.
Mbledhja e sotme me praninë e të gjithë këshilltarëve ka pasur diskutime të shumta rreth pikave më nevralgjike të projekt-buxhetit . Në emërues të përbashkët ka qene sensi i diskutimeve, lidhur me shqetësimet qytetare dhe për të administruar sa më mirë fondet e parashikuara në dobi të komunitetit të madh të kësaj bashkie. Më së shumti, sugjerimet kanë qenë nga këshilltarët e djathtë, të cilat janë mirëpritur nga kreu i i Bashkisë , Sejdini.