Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, paralajmëroi nga Elbasani goditjen e të gjithë grupeve të cilësuara kriminale në qytetin që prej kohësh ka qenë një shqetësim për uniformat blu.
Duke përmendur me emër Çapajt e Çelajt, dy fiset e ashtuquajtura të fortët e Elbasanit, Xhafaj tha se ata nuk mund të përfaqësojnë një komunitet të tërë, ndaj paralajmëroi përgjigje para drejtësisë nësë rezultojnë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Fatmir Xhafaj: Unë di që ata që i quani ju jo Çapja, Çelajt nuk mund të simbolizojnë këtë komunitet njerëzish me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në vepra kriminale të jeni të sigurtë që në momentin më të përshtatshëm do të marrin ndëshkimin e merituar.
Situatën e kriminalitetit në Elbasan, Ministri i Brendshëm e cilëson ende shqetësuese, por sipas tij do të marrë përgjigjen e merituar shumë shpejt.
Ndaj Drejtoria e Vendore e Policisë do ti nënshtrohet një ristrukturimi të plotë mbi bazë të një projekti pilot suedez.
Fatmir Xhafaj: Sa i takon çështjeve që lidhen me kriminalitetin në Elbasan unë vazhdoj të mbetem i shqetësuar për këtë problematikë. Jemi duke u u marrë, dhe njerëzit që janë atashuar këtu janë nga specialistët më të mirë që ka pasur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Drejtori i Policisë së Shtetit ka komanduar disa nga ekspertët më të mirë që po meren me hetimin e grupeve kriminale dhe dokumentimin e provave që nuk është një proces që mund të bëhet as brenda një dite dhe as brenda një nate.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-takon-drejtuesit-e-policise-se-elbasanit-goditja-e-paligjshmerise-prioritet-i-2018