Sarandë- Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari Ardit Shehu nga Tirana, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të marketeve në Sarandë, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit tjetër.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë gjatë orëve të para të mëngjezit të ditës së sotme kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të njërit nga autorët e disa vjedhje të marketeve në qytetin e Sarandës.
Ky shtetas gjatë natës sëbashku me një shtetas tjetër kanë thyer xhamat e dyreve të disa marketeve të ndryshme në lagjen ''Nr.3'', me qëllim vjedhjen e tyre.
Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volkswagen.