Bushati: Vdekja e Florenc Beqirajt, ngjarje e rende

2018-05-10 0

Ndarja nga jeta në mënyë të mistershme e Florenc Beqirajt në spitalin e Marsejës për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati është një akt shumë i rëndë, që duhet hetuar deri në fund nga autoritetet franceze.

Teksa i shprehu ngushëllimet familjes së 23-vjeçarit, Bushati tha se vetëm pas autopsisë mund të hidhet dritë mbi rrathanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe nëse ndaj të riut nga Shkodra është ushtruar dhunë përpara mbërritjes së tij në spital.

Ditmir Bushati: ?Ka sinjalizime paraprake nga ana e Ministrisë së Francës, por ne kemi preferuar të presim një hetim të plotë për më evitu çdo lloj keqkuptimi dhe spekullimi. Pas ekspertizës mjeko-ligjore do kuptojmë rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje të rëndë?.

Ministri Bushati garantoi familjarët se pas kryerjes së autopsisë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupit të Florencit në atdhe do të merren përsipër nga qeveria.

?Ne na takon ta ndjekim në rigorizitet të plotë dhe me siguri që trupi i Lorencit do të vijë sa më shpejt?.

Florenc Beqiraj gjeti vdekjen në rrethana ende të paqarta në spitalin e Marsejës. 23-vjeçari nga Shkodra përpara se të mbërrinte në spital u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, ku ndodhej pas vendimit të Prefekturës për largimin e tij nga territori francez.

Pas disa ditësh në koma të thellë, i riu ndërroi jetë pasditen e 21 Dhjetorit. Për këtë ngjarje autoritetet franceze kanë nisur hetimet, ndërsa familjarët e Florencit kanë dyshime se i biri është vrarë.