Grand Gala e vitit të ri bën bashkë 250 artistë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një koncert Gala me më të mirat e gjithë vitit artistik ngjitet sonte në skenën e Pallatit të Kongreseve. Më shumë se 250 artistë do te dhurojnë më të mirat e koncerteve të Teatrit të Operës dhe Baletit përgjatë gjithë 2017-ës.



E veçanta është takimi i këngëtarëve pop me ata klasikët.



Grand Galasë së fundvitit nuk do t?i mungojë as baleti.



Orkestra do të drejtohet nga italiani Ricardo Casero që rendit disa bashkëpunime me Teatrin e Operës e Baletit. Ndërsa kori, si gjithnjë nën kujdesin e Dritan Lumshi.



Salla e madhe e koncerteve do të presë më shumë se 500 artdashës që i kanë rezervuar vendet e tyre katër ditë më parë. Ndërsa zbulojmë se ditën e fundit për këtë koncert gala drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit, Zana Çela ka kërkuar që të shtohet edhe një hapësirë tjetër, pasi kërkesat për këtë koncert të fundvitit ishin të mëdha.

Free Traffic Exchange