http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi bandat kriminale te Elbasanit se shume shpejt do te përballen me ndëshkimin e merituar. Pas përplasjeve mes grupeve rivale apo dhe me policinë pak kohë më parë, ministri i brendshëm tha se edhe Capjat edhe Celajt nuk simbolizojnë Elbasanin.
?Unë di të them një gjë që, qoftë ata që ju i quani qoftë ?Çapja? apo ?Çelaj?, nuk mund të sinjifikohen apo të simbolizojnë këtë qytet, apo komunitet njerëzish me vlera siç është Elbasani. Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në veprimtari kriminale, të jeni të sigurt që në momentin më të përshtatshëm do marrin ndëshkimin e merituar.?
Nga ky qytet për të cilin tha se kaloi një vit jo të mirë për shkak të situatës kriminale, Xhafaj lancoi dhe modelin e ri te drejtorive të policive, duke vënë theksin te një ristrukturim i plotë në nivel qarku dhe në nivel komisariati.
?E para, jo rastësisht është në Elbasan, sepse siç e kam thënë Elbasani pati një situatë jo pozitive kriminaliteti gjatë këtij viti që jemi, situatë e cila ende nuk ka marrë përgjigjen dhe zgjidhjen e duhur, por edhe për shkak të disa masave shumë të ashpra që morëm të arritura në gjykimin tim dhe lind nevoja për ta ribërë, për ta riformatuar të gjithë këtë strukturë dhe jo rastësisht ne sollëm këtu Drejtorin e Departamentit të Sigurisë të komanduar si Drejtor të Policisë vendore të Elbasanit, për të mundësuar një ristrukturim të plotë të strukturave të policisë në nivel qarku dhe nivel komisariati. Një gjë dua të them, që këto nuk janë gjëra që bëhen brenda orës, brenda ditës. Duan padyshim kohën e vetë të përgatiten.?
Ministri i brendshëm shtoi se struktura e re e drejtorive të policive do të ndahet në disa faza.
Së pari ka të bëjë me rendin, sigurinë dhe luftën kundër paligjshmërive.
Faza tjetër është ajo e riorganizimit më të mirë të policisë, duke forcuar prezencën e bluve, por edhe kontaktet me qytetarët dhe problematikat e tyre.
Pika e tretë tha Xhafaj do të jenë çështje që kanë të bëjnë me projekt-ligjin për Vettingun në polici, i cili sipas tij është përmbyllur, ndërsa drafti do t?i paraqitet kuvendit ne janar.