Report TV - Mbjellja e pemëve të reja në Tiranë, UKT-ja dhuron 500 fidanë dekorativë

2018-05-10 0

Agjencitë dhe institucionet nën varësi të Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar nismës së kryebashkiakut Erion Veliaj, për gjelbërimin e kryeqytetit. Së bashku me fëmijët e shtëpisë ?Zyber Hallulli?, Veliaj iu bashkua nismës së UKT-së për mbjelljen e 500 pemëve dekorative në pjesën jugore të Unazës së Tiranës.
Ai tha se falë mbjelljes së pemëve te reja, qytetarët që jetojnë në zonën e Unazës do ta kuptojnë në pranverë impaktin fantastik të këtij transformimi. ?Jam shumë i lumtur sot që mbjellim 500 pemë në Unazën Jugore të Tiranës. Siç e shikoni, çdo herë përparojmë në drejtim të rrugës Tiranë-Elbasan, të autostradës së madhe, dhe besoj që në pranverë, kur të kenë çelur të gjithë këto pemë, do të kuptohet realisht impakti fantastik dhe mushkëria e oksigjenit që i është shtuar gjithë kësaj zone?, tha Veliaj.