Bushati në familjen e Florenc Beqirajt: Hetim ngjarjes - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtmë Ditmir Bushati, ka vizituar familjen e Florenc Beqirit në Shkodër, ku shprehu ngushëllimet për humbjen e jetës së të afërmit të tyre.



Bushati siguroi se kontaktet me autoritetet franceze janë të pandërprera.



Sipas tij, zyrtaret shqiptar po mbajnë lidhje me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Jashtme të Francës, për të mësuar më shumë mbi hetimet që po kryhen për të zbardhur shkaqet e vdekjes së Florencit.



Ministri Bushati tha për mediat, se rëndësi të veçantë ka që hetimet të shkojnë deri në fund dhe të zbardhen rrethanat.



I zgjedhur deputet në Qarkun Shkodër, në zgjedhjet e 2017-ës, Bushati tha se qeveria merr përsipër shpenzimet për transportin e trupit të viktimës dhe sjelljen në atdhe.



Ndërkohë, Ambasada e Shqipërisë ne Francë është shprehur se po ndjek nga afër çështjen me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit



23-vjeçari Florenc Beqiraj kishte shkuar në Francë për të kërkuar azil. Ai ishte ndaluar nga policia për mungese dokumentacioni dhe që prej datës 15 dhjetor 2017, ishte shtruar në spitalin e Marsejës, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit.

Free Traffic Exchange