http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një patrullë policie u aksidentua paraditen e së martës, ndërsa një efektiv i Shqiponjave mbeti i plagosur.
Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit, në kryeqytet kur motori i policisë humbi kontrollin dhe u përplas me bordurat ndarëse të rrugës.
Sipas rrugorëve të cilët mbërritën në vendngjarje, nga përplasja mbeti i aksidentuar dhe një kalimtar i cili po tentonte të kalonte rrugën, si dhe u dëmtua në pjesën e pasme një automjet tip Benz.
Mësohet se shkak i aksidentit u bë pikërisht kalimtari. Për të shmangur përplasjen e tij, motori i drejtuar nga efektivi devijoi dhe u përplas me trafikndarëset, duke marrë plagë të rënda. Drejt spitalit u dërgua dhe qytetari i lënduar, ndërsa sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.