Report TV - Orest Sota mbetet në burg, avokati: Po mbahet pa asnjë provë

2018-05-10 0

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka pranuar ndryshimin e masës së sigurisë për biznesmenin Orest Sota duke e lënë në burg. 25-vjeçari kishte kërkuar lirimin nga burgu dhe hetimin në gjendje të lirë, por trupi gjykues ka vendosur rrëzimin e kërkesës së avokatit. Orest Sota u arrestua në datë 1 nëntor në Elbasan pranë Metalurgjikut me 863 mijë euro dhe tre patenta, dy nga të cilët të Saimir Tahirit, ndërsa njëra ishte e gruas së ish-ministrit.
Avokati Fatmir Braka ka deklaruar pas përfundimit të seancës se Sota nuk është marrë ende në pyetje dhe se po mbahet padrejtësisht në burg. Për avokatin, prokuroria nuk ka asnjë provë për akuzat që ka ngritur dhe Sota duhet të lirohet.