Një motorri i patrullës Shqiponja është përfshirë këtë paradite nga një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit, në kryeqytet.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se është plagosur një efektiv policie, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë dhe një kalimtar.
Siç shihet nga videoja e siguruar nga Shqiptarja.com, është aksidentuar motori i patrullës së policisë.