Ora News - Aksident në aksin Milot-Rrëshen, midis 5 të plagosurve 1 rëndë

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, duke lënë pas pesë persona të plagosur. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10 minuta në vendin e quajtur "Ura me Harqe", ku mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin M.K., është përplasur me mjetin tip Audi, me drejtues shtetasin D.D

"Si pasojë është lënduar pasagjerja e automjetit tip Benz shtetasja E.K., e cili është dërguar në Q.S.U. Tiranë. Si dhe nga mjeti Audi kanë mbetur të lënduar, drejtuesi i mjetit shtetasi D.D, si dhe pasagjerët shtetasit B.R., shtetasja L.R, si dhe R.H edhe këta janë transportuar për në Q.S.U.Tiranë", sqaron policia.

Sipas policisë, shkaku paraprak dyshohet parakalim i gabuar i mjetit Audi, "por ende po punohet për zbardhjen e saktë të shkakut të aksidentit".

Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e policisë rrugore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-ne-aksin-milot-rreshen-midis-5-te-plagosurve-1-rende