ELBASAN-Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur lagjen ?11 Nëntori? rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme. Eksplozivi mësohet se është vendosur në vendin e quajtur ?Spaikorre?.
Nga shpërthimi dyshohet për persona të plagosur, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. I gjithë qyteti është rrethuar nga policia, e cila ka ngritur postblloqe për të arrestuar autorët që vendosën eksplozivin.