Kapiteni i Laçit dhe portieri i kombÃ" />
Kapiteni i Laçit dhe portieri i kombÃ"/>

Ora News - Fryma e bamirësisë, Gentian Selmani vendos "dorën në zemër" për fëmijët jetim

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kapiteni i Laçit dhe portieri i kombëtares shqiptare të 21 vjeçarëve Gentian Selmani ka kryer një akt sa human aq edhe kuptimplotë duke shpërndarë xhupa për të gjithë fëmijët e shtëpisë së fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë. 19 vjeçari u shpreh se veprime të tilla duhen pasuar nga të gjithë ata që i kanë mundësitë.

Gentian Selmani është një nga talentet më të spikatur në kampionatin shqiptar. Në këtë sezon portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Lacit është ngjitur në një tjetër nivel duke qënë vendimtar për kurbinasit edhe pse është vetëm 19 vjeç. Megjithatë numri 1 i bardhezinjve dhe i skuadrës përfaqësuese të 21 vjeçarëve është një numër 1 edhe jashtë fushe.

Selmani ishte i pranishëm në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" në Kryeqytet dhe i prekur vendosi që në këtë klimë të ftohtë të shpërndante xhupa për të gjithë fëmijët të cilët në këtë jetë nuk kanë pasur fatin e të përjetuarit ngrohtësinë prindërore.

Një xhest për tu admiruar, vlerësuar dhe pasuar jo vetëm nga kolegët e Selmanit, por nga të gjitha ata që i kanë mundësitë për të ndihmuar këta fëmijë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fryma-e-bamiresise-gentian-selmani-vendos-doren-ne-zemer-femijet-jetim