Report TV - Veliaj u shërben të moshuarve dhe të pamundurve me rastin e Krishtlindjeve

2018-05-10 0

Një vakt i ngrohtë dhe shumë dashuri. Kjo ishte ajo që ofruan sot me rastin e festës së Krishtlindjes mensat sociale të Tiranës.

Për të tretin vit radhazi, Bashkia e Tiranës edhe këtë festë e kaloi duke u shërbyer drekën festive të moshuarve dhe njerëzve në nevojë që frekuentojnë mensat sociale që janë ngritur në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga të rinj vullnetarë, zgjodhën që të uronin ?Gëzuar Krishtlindjen? duke shërbyer drekën në mensën sociale në Kombinat dhe duke përcjellë mesazhin se kur ka vullnet dhe dëshirë, të gjithë bashkë mund të bëjnë gjëra shumë të mira, siç është edhe mbështetja për të pamundurit.

?Sot është një ditë e veçantë, është Dita e Krishtlindjes, dita kur dashuria e mund urrejtjen, kur shpresa e mund frikën, kur drita e mund errësirën dhe unë besoj se në qytetin tonë, qytet me 1 milionë vetë, qytet hallemadh, por kur ka dashuri, kur ka mirësi, kur ka vullnet ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme.