Një ngjarje e rëndë tronditi një ditë më parë kryeqytetit, ku një 28-vjeçar vrau me çekiç të atin dhe trupin e pajetë ia hodhi në liqenin e Farkës. Një ditë pas këtij krimi makabër, ka folur për mediat një komshije e familjes së viktimës, e cila shprehet se nuk ka dëgjuar kurrë shamatë dhe zënka prej tyre.
Ajo thekson se familja Alija, ku ndodhi krimi, ishte e rregull dhe se nuk kishte bërë asnjëherë asnjë fjalë me ta. Sa i përket faktit nëse ka pasur ndonjë konflikt mes viktimës dhe djalit të tij, autor i krimit Selman Alija, ajo mohoi menjëherë, duke thënë se ka shkuar gjithmonë shumë mirë me ta.
"I kam parë gjatë, jo vetëm një ditë, dy-tre ditë. Mirë kanë qenë, as kam dëgjuar shamatë, asnjë gjë", tregoi komshija.