Ora News - Vdekja e Florencit, protesta edhe në Shkodër, djegin flamurin e Francës

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse një dite feste, ata nuk nguruan të dalin në protestë. Me pankarta në duar marshuan nga lagjia ?Liria? ku lindi i riu Florenc Beqiraj, e deri ne qender të Shkodres, duke kërkuar drejtësi për humbjen tragjike të jetës së 23 vjeçarit në shtetin francez.

Komuniteti egjyptian dhe shoqëria civile, ndonëse të pakët në numër, kërkuan gjithashtu doreheqjen e ambasadorit shqiptar në Francë Dritan Tola, pasi sipas tyre përfaqësia diplomatike nuk bëri asgjë për rastin tragjik të të riut.

Kërkojnë të vertetën mbi dhunimin e të riut në burg dhe vdekjen e tij në spital, por nuk harrojnë të jenë të prerë në kërkesën e tyre që e gjitha çfarë po ndodh të mos politizohet, pasi edhe me këtë ngjarje politika nuk ka vonuar të dalë në deklarata.

Në nderim të 23 vjeçarit Beqiraj u ndezen qirinj, e në mënyrë simbolike duke shprehur irritimin e tyre me shtetin francez, ata dogjën flamurin e këtij shteti.

Gjithçka u mbyll në sheshin përpara prefekturës, por siç ndodh rendom edhe në raste sensitive, u pa qartë edhe në këtë ditë indiferenca e qytetareve Shkodranë për të reaguar e protestuar qofte edhe për pak minuta, për një jetë të prerë në mes.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vdekja-e-florencit-qytetaret-ne-shkoder-kerkojne-doreheqjen-e-ambasadorit-shqiptar-ne-france

Free Traffic Exchange