Xhaçka feston me fëmijët e ushtarakëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festen e Krishtlindjeve, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaxha e kaloi me fëmijët e 153 efektivëve të Forcave të Armatosura të angazhuar në misionet ndërkombëtare.



Surprizë për fëmijët ishte komunikimi me ta, nga bazat ku shërbejnë.



Ministrja Xhacka tha se fëmijët duhet të jene krenarë për prindërit.



?Dëshira ishte shumë e madhe që të gjendeshim ne pranë fëmijëve si familja juaj e madhe, si familja e madhe e atyre, që në fakt janë larg në një mision shumë fisnik për të ofruar siguri përtej kufijve të Shqipërisë. Në fakt ata janë Shqipëria jonë e vogël, ata janë Shqipëria më e mirë, pjesa për të cilën jemi pafund krenarë, dhe unë dua që ta ndjeni ju, ta ndjejnë edhe këta fëmijë, të cilët jam e sigurte që do të jenë gjithë jetën krenarë për prindërit e tyre. Për punën e jashtëzakonshme që ata bëjnë, për misionin shumë fisnik që ata përmbushin, për sigurinë tonë por edhe më gjerë.?.



Xhaçka falënderoi familjaret e ushtarakëve për sakrificën dhe mbështetjen që iu japin ne çdo mision.



?Në pamundësinë që ju të jeni këtu në këto festa jemi mbledhur që të festojmë bashkë me familjen tuaj të madhe. Dhe në emrin tuaj unë dua sot të falenderoj të gjithë familjarët e pranishëm këtu për mbështetjen e pakufishme që ju japin në mision tuaj sa të vështirë aq edhe fisnik.?



Prej tre muajsh 153 efektivët ndodhen me mision në misionet e NATO-s në Kabul, Herat të Afganistanit, Letoni, Kosovë dhe Mali.

Free Traffic Exchange