“Koha për të transformuar frikën përmes dashurisë” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku në mesazhin e tij gjate Meshës se Krishtlindjes i bëri thirrje besimtarëve të mos injorojnë vështirësitë e njerëzve që janë dëbuar nga tokat e tyre.



Ai i krahasoi emigrantet me Marinë dhe Jozefin, të cilët nuk gjenin vend për të qëndruar në Betlehem, teksa deklaroi se besimi kërkon që të huajt të mirëpriten.



?Krishtlindja është koha për të transformuar frikën nëpërmjet virtytit të dashurisë, të forcuar nga një frymë e re bamirësie. Bamirësi që nuk është mësuar me padrejtësi. Në mes të tensioneve dhe konflikteve, të bëhemi një vend mikpritës. Shën Gjon Pali II na kujtoi: Mos kini frikë! Hapni dyert e Krishtit. Besimtarët janë thirrur të shpallin dhe ndajnë gëzimin me të cilin Perëndia, në mëshirën e tij të pafund, na ka përqafuar, qofshim paganë, mëkatarë apo të huaj dhe na nxit që të bëjmë të njëjtën gjë.?



Papa Françesku ndërsa festoi Krishtlindjen e tij të pestë si udhëheqës i 1.2 miliardë katolikëve në botë, mbajti meshën solemne për rreth 10 mijë njerëz në Bazilikën e Shën Pjetrit.



Festime ka patur edhe në Betlehem ku nuk kanë munguar mesazhet për kurajo në mesin e tensioneve që po përjeton vendi pas vendimit të presidentit amerikan për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.



Ndërsa në qytetin e lindjes së Jezu Krishtit nuk do të ketë festime zyrtare.



Kryetari musliman i Bashkisë së Nazaretit ka anuluar festimet që janë një traditë në qytetin historik izraelit, duke thënë se Trump vrau Krishtlindjet duke pranuar pretendimin e Izraelit për Jerusalemin si kryeqytetin e tyre.



Ndërkohë, festimet e krishtlindjes ne shumë vende europiane po kalojnë nën masat e shtuara të policisë, sidomos ne Francë.