Report TV - Kryepeshkopi Janullatos falenderon Presidentin Meta për dhënien e shtetësisë

2018-05-10 0

Gjatë meshës së Krishtlindjes, Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, foli edhe për vendimin e Presidentit Ilir Meta, i cili i dha një ditë më parë nënshtetësinë shqiptare përmes një dekreti. Kryepeshkopi Janullatos falënderoi Presidentin e Republikës për këtë vendim, duke e krahasuar dhënien e shtetësisë shqiptare me verën, që sa më shumë vjetërsohet aq më shumë vlera merr.
?Ditën e djeshme shefi i kabinetit të Institucionit të Presidentit të Republikës, z. Arben Cici, nxitoi në zyrën time sinodike dhe më dha një telegram nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, ku më vinte në dijeni se Kryepeshkopit iu dha nënshtetësia shqiptare. Shpreha gëzimin tim për këtë akt dhe falënderimet e mia për Presidentin Meta, por shtova që unë që nga çasti kur u bëra Kryepeshkop dhe erdha këtu në Shqipëri jam ndjerë si një qytetar shqiptar që punon dhe ka përgjegjësi për këtë vend.

Free Traffic Exchange