Këtë fundviti, 153 efektivëve të Forcave të Armatosura do të mungojnë në tryezat e festës pranë familjeve të tyre. Por, për disa momente, ushtarakët shqiptarë të angazhuar në misionet ndërkombëtare ishin pranë familjeve të tyre në prag të festave. Në takimin festiv e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, ata patën mundësi të shihnin dhe të komunikonin me familjarët e tyre nëpërmjet lidhjeve video nga bazat ku ata shërbejnë.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke e cilësuar FA si një familje të madhe tha se ishte pikërisht kjo arsyeja që ajo zgjodhi të festojë me familjarët e efektivëve me mision jashtë vendit.