Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emigrantët shqiptarë kanë zgjedhur që Krishtlindjen dhe Vitin e Ri ti festojnë në vendlindje. Kështu, në pikat kufitare, tokësore dhe detare fluksi i emigrantëve është në rritje.
Në Vlorë vetëm mëngjesin e së hënës kanë mbërritur 275 pasagjerë, ndërkohë janë shtuar edhe dy sportele për të përballuar fluksin.
Edhe në Portin e Durrësit ka pasur fluks të kthimit të emigrantëve. Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur me tragetet e linjës me italine rreth 4 mijë persona dhe 1400 automjete
Tre tragete mbërritën në orën 09:00, ndërsa i katërti pritet të mbërrijë në mesditë.
Pavarësisht fluksit të lartë në Portin e Durrësit nuk janë krijuar vonesa, pasi në dispozicion janë 19 sportele.
Ndërkohë fluks ka pasur edhe në pikën doganore të Kakavijës, ku në 24 orët e fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 6218 shtetas dhe kanë dalë 2189.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/festat-e-fundvitit-vazhdon-fluksi-ne-pikat-kufitare-tokesore-dhe-detare