Besimtarët katolike po kremtojnë lindjen e Krishtit gjatë kësaj mesnate, dita më e shënuar në besimin e krishterë, lindja e birit të perëndisë, Jezu Krishtit.
Mesha për besimtarët katolikë ka nisur në orën 00:00 në katedralen e ?Shën Palit? e drejtuar nga Imzot Xhorxh Frendo.
?Është një festë e madhe, festa e familjes dhe dashurisë. Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia.
Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore?, tha Imzot Xhorxh Frendo.
?Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe,? shpjegoi Imzot Frendo.